1.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Trump kishte shkarkuar ideatorin e shkembimit të territoreve Kosovë- Serbi, Grenell e tregon storjen

Rekomandime

Ish-këshilltari për Siguri i presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton, në librin e tij ka zbuluar shumë gjëra për të cilat Trump po i konsideron të pavërteta.

- Advertisement -

Madje emisari i posaçëm i SHBA-ve për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka folur për këtë gjatë një interviste dhënë për Fox News, ku ndër tjera tha se ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ka qenë pikërisht politikë e Bolton e assesi e presidentit Trump, transmeton Telegrafi.

Ai numëroi disa nga politikat e Boltonit duke filluar nga problemet me Iranin, mes dy Koreve – e deri te ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kur flasim për Kosovën dhe Serbinë, presim që përfaqësuesit e tyre të vijnë në Shtëpinë e Bardhë ku do të diskutojmë për lëvizjet e marrëveshjes historike. Unë vazhdimisht i kam luftuar thashethemet për shkëmbim territoresh mes dy vendeve dhe mund të them se kjo nuk është politika e Trumpit, por kur gërmoni më thellë të dy palët thonë se ashtu ka deklaruar Bolton. Kështu unë jam duke luftuar këto thashetheme”, ka deklaruar Grennell.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit