0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Abazi për herë të parë i del në mbrojtje Thaçit e Veselit

Rekomandime

Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi, për herë të parë i ka dalur në mbrojtje presidentit Hashim Thaçit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

- Advertisement -

Ai përmes një reagimi në Facebook, ka shkruar se luftëtarët e UÇK-së nuk mund të vendosen në bankën e të akuzuarve.

“UÇK kurrë nuk mund të vendoset në bankën e të akuzuareve sepse vullneti e guximi i kombit tonë për liri nuk mund të gjykohet e as të akuzohet. Lufta për liri është e drejtë e jona ashtu siç edhe e drejta për të qenë bashkë”, ka shkruar Abazi.

Ky reagim ka ardhur pasi Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Thaçit dhe Veselit, për më shumë se 100 vrasje.

- Advertisement -

Sipas Speciales, viktimat janë të identifikuara dhe në mesin e tyre bëjnë pjesë: shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës, si dhe kundërshtarë politikë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit