Për çdo 28 qershor një pjesë e rrugës magjistrale Prishtinë – Mitrovicë bllokohet. Aty shtohet edhe numri i policëve. Edhe këtë të diele serbët kanë filluar të vijnë për festën e njohur si Vidovdani, që zhvillohet tek monumenti në Gazimestan, afër Obiliqit.
Një grup serbësh kanë provokuar Policinë e Kosovës, pas përfundimit të manifestimit të tyre tek monumenti në Gazimestan.
Të dyshuarit serb kanë bërë provokime të përsëritura, për çka edhe ka ndërhyrë policia.
Këtu mund t’i shihni pamjet nga arrestimi i tyre