9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Zemaj paralajmëron gjoba për ata që nuk i respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së

Rekomandime

I pari i shëndetësisë, teksa foli për shtimin e rasteve me COVID-19, tha se qytetarët dhe institucionet nuk po dëgjojnë në parandalimin e kësaj pandemie.

- Advertisement -

“Problemi është se qytetarët nuk po dëgjojnë dhe institucionet tjera nuk po dëgjojnë në parandalimin e kësaj pandemie. Masat e parapara nga IKSHPK-ja nuk po respektohen dhe të vetë ministrisë dhe kjo është ngarkesë për Klinikën Infektive, e mbi të gjitha edhe e rrezikon jetën e çdo qytetari i cili përballet me pandeminë. Pandemia ekziston, perceptimi është duke u ndërtuar gabim nga ata që virusi nuk është prezent, dhe mesazhi jonë është që t’iu ofrojmë përkrahje që mos të na ndodhë diçka më e madhe”, tha ai për EO.

Ministri Zemaj tha se nuk është e nevojshme rikthimi i masave por që tha se ata që nuk i respektojnë këto rekomandime, do të gjobiten.

“Ne jemi duke biseduar dhe qëndrimi jonë është zyrtarë. Për çfarë do që është e vlefshme për ta mbrojtur jetën e qytetarit, ne jemi këtu prezentë dhe për këtë arsye këto vizitat tona përditshme e ofrojnë këtë shërbim ligjore dhe kushtetuese. Ndërsa sa i përket masave, jemi në konsultim me pjesën administrative dhe ligjore që ta rrisim kapacitetet e masave ndëshkuese. Ata të cilët nuk janë duke i respektuar këto masa mbrojtëse duhet të ndëshkohen që mos ta dëmtojnë shëndetin e tjetrit apo mos ta infektojnë ndonjë person”, tha Zemaj, duke shtuar se janë duke bërë çmos që mos të rikthehen masat izoluese.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit