15.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Reagon ashpër Federata e Futbollit të Zvicrës për rastin e tifozit që ia vendosi xhaketën me UÇK Xherdan Shaqirit

Rekomandime

Federata e Futbollit të Zvicrës ka reaguar për rastin kur një tifoz ia vendos një xhaketë me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Xherdan Shaqirit pas ndeshjes me Irlandën Veriore.

- Advertisement -

Federata zvicerane e futbollit e ka quajtur të papranueshëm situatën, duke përgëzuar Shaqirin për reagimin e tij, shkruan Demokracia.com.

”Nuk duhet abuzohet kështu me lojtarët tanë. Sidomos për propagandë politike. Xherdan Shaqiri reagoi në mënyrë shembullore. Ai qëndroi i qetë dhe nuk reagoi”, thuhet në reagimin e Federatës së Futbollit të Zvicrës.

Derisa Shaqiri po jepte deklaratë pas ndeshjes (2-0) një tifoz u afrua dhe ia vendosi në krah xhaketën me logon e UÇK-së.

- Advertisement -

I menjëhershëm ishte reagimi i mesfushorit shqiptar që e largoi atë me një buzëqeshje./Demokracia.com

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit