8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Sfidë e pabesueshme zyrtare mes Finlandës dhe Zvicrës, në dy anët ishin plot 12 shqiptarë

Rekomandime

Përballja Zvicër-Finlandë për kualifikimet e Kampionatit Evropian për U17, nuk pati ndonjë rezultat spektakolar (u mbyll me barazim 1-1) por ajo cka ishte me interesante ishte dominimi i shqiptarëve në fushën e blertë. 7 lojtarë të formacionit të parë zvicerian  ishin shqiptarë, Rion Demiri, Labinot Bajrami, Bleon Xhemaili, Adriatik Salihu, Arbor Gecaj (kapiten), Leon Asllani, dhe Loren Arifi ndërsa për Finlandën pjesë e ekpit ishin Yllson Likaj dhe Dren Tërrnava.

- Advertisement -

Gjatë ndeshjes u aktivizuan Kevin Krasniqi dhe Leon Frokaj, duke e cuar në nëntë numrin e shqiptarëve te Zvicra, një rekord në vete. Leart Zuka, ishte i vetmi që nuk u inkuadrua fare në këtë ndeshje, e që ishte i dhjeti nga të ftuarit.

Shqiptarët nuk munguan as nga kampi tjetër, pra për Finlandën.

Ishte mesfushori Dren Tërrnava që luajti gjithë ndeshjen, ndërsa Yllson Lika u fut në pjesën e dytë.

Golin e vetëm për Zvicrën e shënoi Rion Demiri, ndërsa për Finlandën shënoi Jasper Jalonen.

- Advertisement -

Një situatë e tillë, kur 12 lojtarë nga gjithsej 36 janë shqiptarë, tregon dhe një herë sasinë e madhe të talenteve shqiptarë në Evropë dhe ndoshta nuk do të jetë aspak surprizë ku pas disa viteve të jenë pikërisht këta emrat që do të dominojnë fushat e blerta të futbollit evropian dhe botëror.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit