7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Izraeli bën këtë veprim pas situatës së tensionuar në Ukrainë

Rekomandime

Edhe Izrali është bashkangjitur me shtetet që po udhëzojnë shtetasit e vet të largohen nga Ukraina.

- Advertisement -

Sipas asaj që raportohet në mediat e huaja ministri i mbrojtjes i Izraelit Benny Gantz ka dhënë instruksione për përgatitjen e evakuimit të izraelitëve nga Ukraina.

Ngjashëm kanë vepruar edhe shtete të tjera të fuqishme si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Franca e Gjermania.

Në anën tjetër sot është zhvilluar një telefonatë e rëndësishme midis presidentit amerikan Joe Biden dhe atij rus Vladimir Putin.

- Advertisement -

Biden raportohet të ketë paralajmëruar Putinin rreth konsekuencave që do të ketë një pushtim i mundshëm i Ukrainës nga rusët.

Kurse, presidenca ruse ka thënë se Biden nuk ka adresuar shqetësimet kryesore të Rusisë rreth çështjes së Ukrainës.

- Advertisement -

Gjithashtu gjatë ditës sot është raportuar se një pushtim i mundshëm i Rusisë mbi Ukrainën mund të fillojë në mes të javës së ardhshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit