Shkoi për t’i kaluar pushimet, kosovari mbytet në plazhin e Shëngjinit

0
84

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shëngjin.

Një i moshuar nga Kosova, që kishte shkuar për t’i kaluar pushimet në bregdet, fatkeqësisht sot ka humbur jetën.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, ende nuk dihen rrethanat e mbytjes së të moshuarit, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.