Reagon presidenti: Tregoni kujdes të lartë, të zbatojmë rekomandimet e IKSHPK-së!

0
102
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas rritjes së numrit të të vdekurve nga koronavirusi në vend.

Thaçi në Facebook ka shkruar se rritja e numrit të të vdekurve në ditët fundit është dëshmi se rreziku nga pandemia Covid-19 është ende i lartë.

Shkrimi i plotë:

Rritja e numrit të të vdekurve në ditët fundit është dëshmi se rreziku nga pandemia Covid-19 është ende i lartë.

Të gjitha familjeve që humben të afërmit e tyre nga kjo pandemi iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Qytetarët e Kosovës duhet të tregojnë kujdes të lartë dhe të respektojnë në mënyrë rigoroze rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë dhe institucioneve të Kosovës, në mënyrë që sa më lehtë ta tejkalojmë këtë sfidë globale. HTH