Mbrëmjen e kaluar raportohet se Policia gjatë patrullimit ka hasur në të dyshuaren femër në Vushtrri, e cila ishte e infektuar me koronavirus.
Përmes raportit 24 orësh bëht e ditur se ndaj të dyshuarës është iniciuar procedure penale dhe e njëjta do të intervistohet kur të kalojë periudha kohore e përcaktuar nga IKSHPK.
“Raportohet se njësiti policor gjatë patrullimit ka vërejtur të dyshuarën femër kosovare e infektuar me virusin Covid-19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarës është iniciuar procedure penale dhe e njëjta do të intervistohet kur të kalojë periudha kohore e përcaktuar nga IKSHPK-ja.”, thuhet në raport.
Kujtojmë se ditëve të fundit është shtuar shumë numri i rasteve me koronavirus në vend ku deri sot janë identifikuar 1678 të infektuar dhe si pasojë kanë humbur jetën 79 persona.