10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Stuhia shemb çatinë e një teatri në SHBA me 260 njerëz brenda

Rekomandime

Një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një stuhi shkaktoi shembjen e një çatie teatri në Illinois gjatë një koncerti.

Rreth 260 njerëz ishin në Teatrin Apollo, Belvidere, kur çatia u rrëzua në orën 19:55, me orën lokale, tha departamenti lokal i zjarrfikësve.

- Advertisement -

Shefi i zjarrfikësve Shaën Schadle tha se pesë persona janë në gjendje të rëndë, shkruan BBC.

Një seri tornadosh të egra shpërthyen në disa shtete amerikane të premten, duke vrarë të paktën katër persona gjithsej.

Dëme të shumta u raportuan në pjesë të jugut – disa shtete të Arkansas dhe Missouri shpallën gjendje të jashtëzakonshme. Dhjetëra mijëra mbetën pa energji elektrike.

- Advertisement -

Më shumë se 40 raporte për tornado u bënë në gjashtë shtete të premten mbrëma, sipas Qendrës së Parashikimit të Stuhive të qeverisë amerikane.

Disa fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Çikagos O’Hare u vonuan ose u anuluan pasi pasagjerëve iu tha të strehoheshin për shkak të asaj që u përshkrua si “mot i rëndë”.

- Advertisement -

PAMJE

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit