10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Ka kaluar koha e atyre që u dashurun me Serbinë”, Tomë Gashi: Rrini të qetë e pa brenga, me Albinin asnjë e keqe nuk i ndodh Kosovës

Rekomandime

Avokati Tomë Gashi, thotë se nuk duhet të kemi firkë sepse kryeminsitr Albin Kurti nuk nënshkruan asgjë që e dëmton Kosovën.

Gashi përmes një postimi në Facebook, shprehet se, Albinin nuk e kanë zgjedhur kryeminsitër të Kosovës ndërkombëtarët por ne në Kosovë.

- Advertisement -

Avokati ka kritikuar edhe opozitën në Kosovë, që sipas tij po kërkojnë më shumë se Serbia Asociacionin.

Ai thotë se duhet të kuptojnë që Albini nuk është si ata, duke shtuar se asgjë e keqe nuk do t’i ndodh Kosovës.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Mos keni frikë!

Mos keni frikë as për nesër e as për pasnesër, sepse Albini nuk nënshkruan diçka që e dëmton Kosovën, pa marrë parasysh presionin e bashkësisë ndërkombëtare.

- Advertisement -

Albinin nuk e ka zgjedhur Kryeministër të Republikës së Kosovës bashkësia ndërkombëtare, por e kemi zgjedhur ne.

Mirë kish qenë që njëherë e përgjithmonë do do shqiptarë, që më shumë se Serbia po e kërkojnë asociacionin, ta kuptojnë që koha e atyre që nënshkruanin gjithçka që kërkonte Serbia ka kaluar fiks me 14 shkurt 2021 – ditën e të dashuruarve dhe dashuria për ata që nënshkruanin gjithçka më kurrë nuk do të kthehet!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit