Ka vdekur si pasojë e leukemisë akute, Getuar Hasani, anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Ferizaj
Hasani ka qenë student i stomatologjisë dhe veprimtar entuziast i LDK-së në Ferizaj. Kështu edhe e ka përshkruar kryetari i kësaj dege Muharrem Svarqa, i cili ka njoftuar për vdekjen e tij:
Ky është njoftimi i Svarqës, pa ndëryrje:
Getuar Hasani, veprimtari entuziast i FR te LDK se, ne Ferizaj i cili vetem para nje muaji u diagnostifikua me leukemi akute, sot qenka shuar ne Turqi, ku plot shprese, kishte filluar mjekimin e kesaj semundje tinzare.
Ai ishte student i shkelqyeshem i stomatologjise dhe perballjen me semundjen e njihte mire. Nje perballje plot kurajo e plot jete. Por, mjeshtrit e vdekjes ishin me te shpejte.
Ata qe e njohen Getin, e dine se ai ishte nje yll, nje djale shembullor e i pakrahasueshem. Prandaj dhimbja eshte e madhe. Eshte tronditese.
Me shuarjen e tij, humbem njeriun e te gjithe neve. Kujtimi per te do te jete malli yne i pashuar.
Ngushellohemi bashke.
Geti pushofte ne paqe!