Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën “Afrim Zhitia” në kryeqytet. Një vajzë e ka gjetur të vdekur babain e saj në banesën ku jetonte. Ai dyshohet se për një kohë qëndroi i mbyllur në dhomë, pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore të Prishtinës, thonë se dyshimet e para lidhur me këtë rast kanë të bëjnë me vetëvrasje.
Informacionin për vdekjen e 76-vjeçarit e ka raportuar në polici vajza e të ndjerit, përderisa ekipet e hetuesisë kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i sqaruar rrethanat e kësaj vdekje.
Njësitet policore janë duke e bërë egzaminimin e vendit të ngjarjes.