2.6 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Profesori universitar fyen Driton Selmanajn: Mushtishti ka prodhuar këngëtarë, por kurrë diplomatë

Rekomandime

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Vigan Qorrolli, përmes një shkrimi në Twitter ka ofenduar zëvendëskryeministrin e qeverisë së Kosovës, Driton Selmanaj, për shkak të prejardhjes së tij.

- Advertisement -

Qorrolli ia devijoi emrin zëvendëskryeministrit duke e thirrur “Selman Dritonaj nga Mushtishti i Suharekës”, në pyetjen se a mund ta ketë bindur presidentin e Francës, Emanuel Macron, për heqjen e vizave për Kosovën.

Pyetjen e vet, Qorrolli e vlerësoi si pyetje një milion dollarësh.

Pak kohë pasi postimit, Qorrolli e fshiu postimin e tij si rezultat i reagimeve të shumta.

- Advertisement -

E pas reagime që mori, Qorroli u “arsyetua” duke thënë se fshati i Selmanajt, Mushtishti i Suharekës, ka prodhuar këngëtarë e patriotë, por asnjëherë diplomatë.

“Jo jo, as vet nuk jam i Prishtines, por Mushtishti me diplomaci, spo ec. Ai fshat i bukur ka prodhu kengetar e patriota, po diplomat kurre!”, tha Qorrolli.

- Advertisement -

Kujtojmë se dje kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është pritur në pallatin Elysee të Francës nga presidenti francez, Emanuel Macron.

Bashkë me kryeministrin Hoti, ka udhëtuar edhe zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj.

Në takim u diskutua edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, ndërkohë që 42 anëtarë të Parlamentin Evropian, kanë nëshkruar një kërkese me të cilën i janë adresuar presidentit Macron dhe kryeministrit të Holandës Mark Rutte, që Kosovës t’i hiqen vizat deri në fund të vitit 2020.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit