13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Edi Furra befason me ndryshimin drastik, humb 40 kilogramë

Rekomandime

Këngëtari i njohur nga Gjakova, Edi Furra, njihet si një prej interpretuesve më të mirë të muzikës popullore dhe asaj të vjetër qytetare.

Krahas angazhimeve në muzikë, ai duket se ka gjetur kohë për të bërë një kthesë vërtetë të rëndësishme në jetën e tij, me heqjen e kilogramëve.

- Advertisement -

Në disa fotografi të publikuara së fundmi në rrjetet sociale, mund të vërehet qartë se këngëtari i njohur gjakovar është dobësuar në mënyrë drastike.

Edi Furra

Ndjekësit e tij kanë komentuar këtë ndryshim drastik, teksa thuhet se në tërësi, Edi ka arritur të largojë plot 40 kilogramë nga trupi.

Mesa duket aktiviteti sportiv dhe jetesa e shëndetshme janë objektivi i këngëtarit, në mënyrë që pesha e tepërt të mos i shkaktojë më probleme.

- Advertisement -

Ashtu si shumë kolegë të tij, edhe Edi Furra pati një verë të ngjeshur me interpretime të shumta në dasma e ahengje të ndryshme, deri në momentin që ato u lejuan të organizoheshin.

Edi Furra
-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit