2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Lajçi: Forcat malazeze po i dëbojnë banorët nga Kulla e Zhlebit, pasojat e demarkacionit kanë filluar

Rekomandime

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ali Lajçi ka thënë se pasojat e votimit të demarkacionit me Malin e Zi tashmë kanë filluar.

- Advertisement -

Lajçi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ka filluar dëbimi i banorëve të fshatit Llukë nga forcat malazeze, fshat ky i komunës së Deçanit që bjeshkën e kanë afër Kullës së Zhlebit.

“Ky version i gabuar, të cilin e votuan deputetët e Republikës së Kosovës dhe partitë politike, ku humbën mijëra hektarë tokë po sjellë pasojat e veta”, ka shkuar Lajçi.

Postimi i plotë i tij:

- Advertisement -

Pasojat e votimit të versionit të gabuar kufitar me Malin e Zi!

Ky version i gabuar, të cilin e votuan deputetët e Republikës së Kosovës dhe partitë politike, ku humbën mijëra hektarë tokë po sjellë pasojat e veta.
Kësisoji ka filluar dëbimi i banorëve të Fshatit Llukë, nga forcat Malazeze, fshat i komunës së Deçanit që bjeshkën e kanë afër Kullës së Zhlebit dhe që tatimet i kanë paguar gjithmonë në Komunën e Pejës. (Shih fotografitë e bashkangjitura)

- Advertisement -

Ky dëbim po bëhet në mënyrë graduale e të heshtur, një nga një, në mënyrë shumë përfide, për pastrimin në baza etnike të asaj zone.

Banori dëshmitarë Rasim Mulaj, nga fshati Llukë informon se 5 (pesë) familje deri më tash janë dëbuar. Rasimi më pyet se kur do të korrigjohet kjo vijë kufitare?

“Zoti i vraft këta tanët jarabi” – kështu i mallkojnë banorët ata që e votuan!

https://www.facebook.com/AliLajciOfficial/posts/2139640162849129
Ftoj mediat dhe akterët tjerë që të përcjellin nga afër këtë situatë. /Telegrafi/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit