3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Viola von Cramon: Këta dy politikanë janë shkaktarët kryesor që qytetarët e Kosovës nuk lëvizin pa viza

Rekomandime

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka kërkuar liberalizim e vizave për qytetarët e Kosovës, duke thënë se një gjë e tillë ishte premtuar nga Bashkimi Evropian, por vazhdon që të mos përmbushet.

Nëpërmjet një postimi në Twitter Ischinger thotë se për shkak të vonesës në këtë proces, kredibiliteti i BE-së është vënë në diskutim, pasi dy vjet më parë Komisioni Evropian kishte konfirmuar se Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizim.

- Advertisement -

Por i menjëhershëm ishte reagimi i raportueses për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, e cila i kërkoi diplomatit gjerman që t’ua thotë këtë presidentit francez Emmnuel Macron dhe kryeministrin holandez Mark Rutte.

“Shumë mirë. Mos harroni ta adresoni këtë mesazh tek @EmmanuelMacron dhe @MinPres. Këta janë kryesisht ata që e kanë këmbën në pushim sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit