13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Koronavirusi lë mbi 40 mijë persona pa punë në Kosovë

Rekomandime

Pandemia Covid-19 pos që mori jetën e më shumë se 150 personave deri tash ka bërë që mijëra qytetarë të mbesin pa punë në Kosovë. Nga muaji mars kur u konfirmuan rastet e para me koronavirus, shumë biznese u mbyllën e disa të tjera u përgjysmuan stafin. Si pasojë e masave parandaluese që u vendosën nga qeveria.

- Advertisement -

Të papunëve në Kosovë gjatë pandemisë u janë shtuar edhe mbi 40 mijë qytetarë të tjerë.

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të sektorit Privat thotë se gjendja në këtë sektor është tejet e rëndë.

Azemi tha se sektori më i prekur është gastronomia që është detyruar të zvogëlojë numrin e punëtorëve për shkak të të ardhurave të vogla.

- Advertisement -

Sipas Azemit Kuvendi i Kosovës me mosaprovimin e buxhetit po punon kundër vullnetit dhe dëshirës së punëtorëve.

Nga muaji mars kur u konfirmuan rastet e para me koronavius shumë biznese u mbyllën e të tjerat përgjysmuan stafin si pasojë e masave parandaluese që u vënë nga qeveria.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit