-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Vdes edhe një mjek kosovar si pasojë e infektimit me COVID-19

Rekomandime

Kreu i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se sot ka vdekur mjeku kosovar, Lulzim Kolgjeraj, si pasojë e infektimit me virusin COVID-19, raporton Express.

- Advertisement -

Haskuka ka treguar se mjeku Kolgjeraj kishte qenë i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për tre javë rresht në betejën me COVID-19.

I ndjeri kishte shërbyer si mjek i shëndetësisë primare në Prizren për rreth tri dekada dhe ka qenë specialist i mjekësisë familjare në QMF në Gjonaj të Prizrenit.

“Pas tri javë hospitalizimi në QKUK, sot betejën ndaj koronavirusit ka humbur një profesionist i dalluar mjekësor, doktor Lulzim Kolgjeraj.

- Advertisement -

Dr. Kolgjeraj i ka shërbyer shëndetësisë primare në Prizren për rreth tri dekada dhe ka qenë specialist i mjekësisë familjare në QMF në Gjonaj. Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë komunitetin shëndetësor.

Në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të Komunës së Prizrenit, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Kolgjeraj dhe kolegët e tij.

- Advertisement -

Zoti jua lehtësoftë dhimbjen!”, ka shkruar Haskuka.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit