4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Koalicioni LDK-AAK-NISMA, drejt fundit!

Rekomandime

Deklaratat e fundit në mes zyrtarëve të koalicionit qeverisë kanë bërë që të mendohet se ky koalicion është drejt prishjes, e sidomos pas emërimit të Skender Hysenit, si koordinator për bisedime me Serbinë.

- Advertisement -

Derisa Ramush Haradinaj në një intervistë televizive kishte kritikuar kryeministrit e Kosovës, Avdullah Hoti kundër vendimit të Qeverisë për masa të reja, njëjtë kishte deklaruar edhe Ministrja e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj, e që më pas edhe filloj shpërfaqja e problemeve brenda koalicionit qeverisës aktual LDK-AAK dhe Nisma.

Në lidhje me qëndrimet e partive politike që janë në koalicion qeverisës, gazeta “Bota sot” ka tentuar të marrë qëndrime nga zyrtarë të dy partive.

Daut Haradinaj nga AAK-ja nuk ka dashur të flas për problemet brenda koalicionit, derisa ka thënë se nuk mendon se është aq e madhe siç po paraqitet.

- Advertisement -

Për përçarjet e mundshme brenda koalicionit nuk kanë dashur të flasin as zyrtarë nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Deputetët Arben Gashi e Haxhi Avdyli asesi nuk kanë dashur të deklarohen për këtë.

Tali: Në shtator pritet të kemi zgjedhje të reja

- Advertisement -

E ish këshilltari i Albin Kurtit, Driton Tali për “Bota Sot” ka thënë se koalicioni qeverisë LDK-AAK dhe Nisma është krijuar mbrapsht dhe se i tillë nuk mund të bëjë punë të mira.

“Ky koalicion është krijuar mbrapsht andaj edhe nuk mund të jetoj gjatë dhe nuk mund te bëjë punë të mira. Ne e dimë në jetën tonë të përditshme që i marrim punët me seriozitetin dhe qëllimin me të mirë dhe se nuk duhet a ia dalim, e paramendo kur një punë fillon më hile natyrisht se përfundon me hile” ka thënë ai.

Sipas tij, kjo qeveri është krijuar në mënyrën më të ultë të mundur në mes të pandemisë për interesa grupore dhe jo për interesa të Kosovës, andaj ato interesa grupore bien në konflikt më njëra tjetrën.

“E kam thënë se kjo qeveri maksimumin e ka shtatorin apo tetorin dhe nuk habitem se nëse edhe më herët e zhbën veten. Në shtator pritet të kemi zgjedhje të reja dhe mendoj se sigurisht jemi të parët” ka thënë për “Bota sot”, Driton Tali.

Koalicioni qeverisë LDK-AAK dhe Nisma ka gjasë që mos ta qoj deri në fund qeverisjen, pasi siç dihet deklaratat e fundit nga dy taborët kanë bërë që të dyshohet qartë në prishjen e koalicionit i cili u arrit në kohë pandemie dhe kundër vullnetit qytetarë.

Shala: Qeveri e paqëndrueshme

Njohësi i çështjeve politike, Krenar Shala, ka thënë se koalicioni qeverisës ka qenë në llogaritje politike të paqëndrueshme dhe se një koalicion nuk e ka besimin e popullit.

Krenar Shala

“Mendoj që fillet e këtij koalicioni kanë qenë të bazuara në llogaritje politike të paqëndrueshme kur e dimë që për këtë qeveri nuk kanë votuar qytetarët dhe kështu kjo qeveri nuk e ka besimin e popullit. Prandaj ashtu edhe siç ka filluar, pra në shpërputhje me vullnetin qytetar dhe në shpërputhje me atë se çka u është premtuar zgjedhësve në zgjedhjet e kaluara, kjo qeveri është tejet e paqëndrueshme dhe kështu edhe jetëgjatësia e saj do të jetë në pikëpyetje” ka thënë Krenar Shala për “Bota Sot”.

Abdullahu: Qeveria Hoti minore por legjitime

Analisti politik Faton Abdullahu, ka thënë për “Bota sot” se Qeveria Hoti është Qeveri minore, por kjo nuk e bënë atë jo legjitime. Përkundër kësaj, problemi qëndron se për t’u ballafaqua, sidomos me dialogun, po ka probleme të mëdha për shumë arsye.

“Një nga ato tani rishtas është se, për dialogun në Bruksel jo vetëm që ka vërejtje serioze opozita aktuale, por vërejte serioze kanë edhe partnerët e koalicionit. Kjo e ka ndërlikuar situatën, thjeshtë për arsye se edhe kësaj radhe si duket nuk po na shkon për dore të jemi unik gjë që e njëjta nuk mund të thuhet edhe për Serbinë e cila kur vjen puna e Kosovës përkundër të gjitha mospajtimeve, reagojnë si tërësi unike. E keqja është se Qeveria Hoti nuk po mund ta rikthen Kosovën në agjendën e Uashingtonit zyrtarë. Dialogu është kthyer në Bruksel dhe ai po vazhdon pa pjesëmarrjen aktive të Uashingtonit zyrtarë. Kjo është brenga më e madhe për të gjithë, sepse pavarësisht se çfarë do të jetë marrëveshja në Bruksel pa SHBA-n si garantuese jetësimi i marrëveshjes është vështirë i arritshëm” ka thënë Abdullahu.

Tutje, Abdullahu ka potencuar se për më keq gjatë gjithë kësaj kohe dialogimi në Bruksel, Serbia do të vazhdoj të përfitoj si palë e cila ja që qenka e gatshme të dialogoj dhe qenka pozitive në qasje, ndërkohë në fakt nuk është e tillë.

“Të kuptohemi, Kryeministri Hoti po konstaton se procesi është në koordinim me SHBA-t, por nuk po na sjell fakte për ta dëshmuar se është kështu, për çka po ja zënë për të madhe edhe partnerët e koalicionit”, ka shtuar tutje ai.

Duhanaj: Problemet për mbijetesë, nuk do t’a prekin qeverinë Hoti

E sipas analistit Leon Duhanaj është normale që ndërtimi i koalicioneve politike është i bazuar në interesa partiake.

Leon Duhanaj

“Secila parti, ka programin e sajë dhe bazuar mbi të, mundohet të fitojë teren politik. Në raste koalicionesh, natyrisht që secila i bën kompromiset e duhura, në mënyrë që të arrijnë marrëveshje qeverisëse. Për fat të keq, në Kosovë, tani më është më se evidente që partitë politike, më shumë thellohen rreth ndarjes së pozitave përfaqësuese, sa që merren me programin politik, i cili edhe ashtu në masë të madhe u mungon. Në ketë segment, nuk bën përjashtim asnjë parti, as VV e cila vazhdimisht trumpeton rënd e transparencë, e dëshmoj veten që nuk bën dallim nga partitë tjera. Tani, Qeveria Hoti, ka diçka politike. Ka arritur t’i qetësojë gjakrat të cilët veç sa buk vlonin nën propagandën e VV-së” ka thënë ai për “Bota sot”.

Sipas Duhanajt, koalicioni i ri është i brishtë, por ka përshtypjen që nuk do të përballet me probleme mbijetese.

“E para sepse besoj që edhe z. Haradinaj edhe z. Limaj, janë tolerant në disa çështje dhe përpos fërkimeve nuk do të kemi edhe krizë qeveritare. Së dyti, sepse përpos gjendjes pandemike, nuk është që zgjedhjet t’i konvenojnë ndonjërës prej partive. Së treti, mendoj që kishte me qenë e udhës që kësaj qeverie, të paktën t’i bashkëngjitët edhe një konsensus politik në raport me temat nacionale” u shpreh ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit