7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Infermieri i infektuar i drejtohet Hotit: Falënderoju Zotit që je i politikës e s’kanë me t’lan me heq për kurgjë

Rekomandime

Infermieri Ardian Gashi është infektuar me Coronavirus tash e 6 ditë dhe gjendet në vetizolim.

Ai pasi mori lajmin për infektim me virus edhe kryeministri Hoti ju drejtua me një letër të hapur duke i treguar se cfarë do ta pres.

- Advertisement -

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Dullë, sinqerisht më vjen keq që edhe ti je dal Pozitiv, edhe pse i përkas ni mileti që “gzohna met pa keq”!

Shkurt nuk knaqna me të keqën e shqiptarit!

- Advertisement -

Nuk ka me pas vend që nuk ka met dhimtë, sidomos ditët e para ama gradualisht me kohën lehtësohen edhe simptomat (shpresoj).

Ti bile testin edhe rezultatin i kryve mrena ditës. Unë kam prit 2 ditë, nana jem 4 !

- Advertisement -

Ishalla nuk te lan keq me ushqime, ilaqe ksi sene se tybe 2 javë mshel mos met thirr kush prej institucioneve e met vet a ki naj nevojë boll zor është. Po nejse ti je “i madh” e ka kush të rrin gati.

Unë ta besoj, se nja 2 javë para se me shku në punë (para orës 7) mu dashke nja 2 lokacione me qu ka ni kese (ushqime, barna, etj) me ua var në derë e me ec për punë. Njëkohësisht kisha edhe nënën edhe gruan në izolim, në dy lokacione të ndryshme!

Tash edhe vet jam në qat gjendje (sot dita 6) por nana edhe gruaja tashmë janë shëruar !

Falenderoju zotit që je i politikës e s’kan met lan me hek për kurgjo, se na valla populli i shkretë shkuam posht.

Kërkujt nuk ja uroj të ec rrugës sime, ama kuptona Dullë se keq jemi !

Ardian Gashi – Infermier QKUK

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit