14.1 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Pamje nga suImi që ia preu biletën për në botën tjetër liderit të lSlS-it, Biden i drejtohet publikut

Rekomandime

Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar se ushtria amerikane e ka eleminuar liderin e lSlS-it, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi në një sulm kundër trrorizmit në Siri. Bëhet fjalë për pasardhësin e Abu Bakr al-Baghdadit, i cili u eleminua në një operacion të ngjashëm në vitin 2019.

“Forcat speciale amerikane kryen me sukses një mision kundër trrorizmit në Sirinë veriperëndimore të mërkurën mbrëma, duke eliminuar liderin e lSlS-it Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi”, thuhet në një deklaratë të Joe Biden të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

- Advertisement -

Të paktën 13 persona u vr.anë në suIm, duke përfshirë gjashtë fëmijë dhe katër gra. Bomba u shpërthye nga një udhëheqës i lSlS-it, thonë zyrtarët amerikanë. Këtë e ka konfirmuar presidenti amerikan, Joe Biden, kur iu drejtua publikut nga Shtëpia e Bardhë.

“Falë guximit të ushtarëve tanë, ky lider i tmerrshëm trrorist nuk ekziston më. Unë udhëzova Ministrinë e Mbrojtjes që të merrte të gjitha masat për t’i shmangur viktimat civile. Ne dërguam qëllimisht forca speciale dhe nuk përdorëm suIme me dron për t’i shmangur viktimat civile. Por trroristi vendosi të ngrinte të gjithë katin e tretë në erë, duke marrë me vete më shumë anëtarë të familjes së tij, ashtu siç bëri paraardhësi i tij”, tha Biden.

Fotografitë e shtëpisë së suImuar nga amerikanët tregojnë se kati i tretë i shtëpisë është shembur plotësisht. Sipas Joe Biden dhe zyrtarëve amerikanë, bomba që shpërtheu në katin e tretë të shtëpisë u shpërthye nga vetë lideri i lSlS, duke vr.arë veten dhe familjen e tij.

- Advertisement -

- Advertisement -

Kush ishte lideri i eleminuar i lSlS-it

Abu Ibrahim al-Hashemi al-Qurayshi e ka udhëhequr lSlS-in që nga vdekja e themeluesit, Abu Bakr al-Baghdadi, i cili gjithashtu u eleminua gjatë operacionit të SHBA-së në vitin 2019. Ai ka qëndruar shumë i fshehtë që kur e pasoi Baghdadin që udhëhoqi grupin në kulmin e saj.

Pas humbjeve në fushën e betejës gati tri vjet më parë, lSlS ka kryer suIme guerile në Irak dhe Siri. Grupe të shumta xhihadiste të lidhura me Al Kaedën po veprojnë në veriperëndim të Sirisë, bastioni i fundit i madh i rebelëve kundër presidentit Bashar al-Assad në një luftë civile dhjetëvjeçare. Aty fshihen edhe krerët e lSlS-it.

Një video u publikua

Gazetari dhe aktivisti i pavarur Moussa al-Hassan, i cili ndjek konfliktet në Siri, publikoi një video të realizuar në Atmeh, jo shumë larg shtëpisë ku fshihej lideri i lSlS-it.

Pamjet tregojnë qartë të shtënat që ndodhën kur amerikanët rrethuan shtëpinë ku fshihej pasardhësi i Abu Bakr al-Baghdadit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit