1.7 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Organizata Humanity First i dhuroi një tunel dezinfektues kazermës “Adem Jashari” të FSK-së

Rekomandime

Sot më datë 5 gusht 2020 në hapësirën e kazermës “Adem Jashari” të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Prishtinë u bë inaugurimi i tunelit dezinfektues, dhuratë nga Organizata Humanity First dhe Shoqata AMJ. Në inaugurim morën pjesë zyrtarë të lartë të FSK-së, zyrtarë nga Komuna e Prishtinës dhe përfaqësues nga Organizata Humanity First.

Ditë më parë në ambientet e Qendrës Mjekësore të FSK-së, ishte nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Humanity First, Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe FSK-së. Në emër të FSK-së, marrëveshjen e nënshkroi drejtori i përgjithshëm i QMFSK-së, Dr. Shkëlzen Sylaj, ndërsa në emër të Komunës së Prishtinës nënshkroi Z. Dren Kukaj i cili është drejtor i Drejtorisë për Mirëqenie Sociale. Kjo marrëveshje kishte për qëllim pajimin me tunel dezinfektues për nevojat e FSK-së dhe për t’u mundësuar dezinfektimin e gjithë personelit ushtarak, si dhe vizitorëve eventual të cilët frekuentojnë këtë kazermë.

- Advertisement -

Vënia në funksion e këtij tuneli dezinfektues u bë me qëllim të ngritjes së kapaciteteve teknike drejt parandalimit të përhapjes së koronavirusit dhe pandemisë Covid-19. Tuneli dezinfektues përmban senzorë që aktivizohen në parahyrje të tij, dhe ndalet kur personi të kalojë tunelin. Tuneli posedon sistemin e dezinfektimit me kapacitet njëmijë litra.

Humanity First dhe Shoqata AMJ me moton e tyre “Dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd”, gjithashtu falënderojnë për këtë bashkëpunim institucional Ministrinë e Mbrojtjes, Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Drejtorinë për Mirëqenie Sociale që i dhanë mundësinë për këtë ndihmë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit