3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Albin Kurti me vetëm 934 euro në bankë

Rekomandime

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar para të gatshme vetëm 934 euro e 38 cent.Në deklarimin për vitin 2019, sa ishte si deputet i Kuvendit të Kosovës, deklaroi të hyra vjetore prej 19 mijë e 40 euro. Ai, gjithashtu nuk deklaroi se posedon ndonjë pasuri të paluajtshme.Siç kishte shpjeguar edhe më parë, ish-kryeministri kosovar jeton me qira në një banesë në Prishtinë.

- Advertisement -

Ndërsa, një apartament në vlerë prej 400 mijë eurove e ka deklaruar në pronësi të bashkëshortes e të cilin e ka blerë në vitin 2018.Në emër të bashkëshortes, Kurti ka deklaruar edhe 9 mijë e 650 euro si para të gatshme.

Ndërsa, si detyrime kreditore, ai ka përshkruar edhe 242 mijë euro e 224 euro të cilat i kishte marr bashkëshortja e tij për blerjen e banesës në Oslo të Norvegjisë.

Paga vjetore e bashkëshortes së kryeministrit kosovar në deklarimin e pasurisë është përshkruar në vlerë prej 46 mijë e 990 euro.Ai në fund të deklarimit shpjegoi se, detyrën e kryeministrit e mori në shkurt të vitit 2020 dhe paga ishte 1 mijë e 443 euro e 20 cent.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit