10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Sikur TVV-ja e Vetëvendosjes, partia e Angela Merkel ka kanal qysh në vitin 2008

Rekomandime

Lansimi i një kanali në Youtube, i llojit televizion online nga Lëvizja Vetëvendosje nxiti reagime nga më të ndryshmet dje e sot. U pa me shqetësim nga gazetarët vendorë e ata evropian që e konsideruan të dëmshme për lirinë e medieve.

- Advertisement -

Por një praktikë të tillë të komunikimit me elektoratin e saj, që nga shumë u konsiderua si televizion propagandues, Lëvizja Vetëvendosje përveç nga PS-ja e Shqipërisë po del se e ka ‘kopjuar’ edhe nga disa parti tjera me nam në Europë.

Njëra prej tyre që ka kanal të ngjashëm në Youtube është edhe CDU-ja në Gjermani, partia pjesë e së cilës është edhe kancelarija Angela Merkel, shkruan Reporteri.net.

Madje, kanali i CDU-së i emërtuar si ‘cdutv’ del të jetë aktiv qysh hiq më pak se 11 vjet më parë, pra nga viti 2008. Përmbajtja e kanalit duket të jetë përafërsisht e njëjtë më atë që ka paralajmëruar Lëvizja Vetëvendosje të përmbajë TVV.

- Advertisement -

Në Gjermani, përveç CDU-së, një kanal të tillë e ka edhe Partia Socialdemokrate – SPD.

Edhe fqinjët helvetik, Social Demokratet e Zvicrës komunikojnë me elektoratin e tyre përmes një platforme të tillë, sikurse edhe SVP-ja (Partia Popullore e Zvicrës).

- Advertisement -

Praktika të tilla ka edhe nga partitë në Austri, Itali e Spanjë. Por edhe në Kroaci ekzistojnë kanalet në Youtube nga dy partitë më të mëdha HDZ dhe SDP, shkruan Reporteri.net.

Derisa komunikim të tillë me votuesit e tij mbanë edhe Kreu Socialist në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama, që sikurse VV-ja për TVV-në kishte nxitur reagime të ashpra për hapjen e ERTV-së.

Sidoqoftë për TVV, Këshilli i Pavarur i Mediave në Kosovë ka njoftuar se nuk do të japë licensë për një televizion që drejtohet nga ndonjë parti politike në Kosovë. Derisa Asociacionii Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me shqetësim hapjen e televizionit të ri online, TVV, të drejtuar nga partia politike Lëvizja Vetëvendosje.

“Themelimi i një mediumi televiziv nga një parti politike është i dëmshëm për lirinë e medieve. Një formë e tillë e funksionimit të televizionit nuk është gazetari”, thuhet në reagim.

Për hapjen e TVV-së ka reaguar sot edhe Federata Evropiane e Gazetarisë përmes një ‘tëeet-i’.

“Televizioni i ri online TVV në Kosovë, është i krijuar drejtpërdrejtë nga një parti politike. Kjo nuk është gazetari. Kjo është propagandë në shërbim të politikanëve”, thuhet në reagimin e federatës përmes Tëitter.

AGK i bashkohet reagimit të EFJ-së, duke theksuar se hapja e një televizioni të tillë është i dëmshëm dhe i papranueshëm për lirinë e medieve dhe për një shtet demokratik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit