16.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Qeveria malazeze e rekrutron në kabinet kryepropaganduesin serb

Rekomandime

Kabineti i Kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, të hënën mbrëma konfirmoi se themeluesi i lëvizjes “Otpor”, Pedrag Leçiq nga Serbia, është punësuar në Qeverinë e Malit të Zi.

Analisti politik i gazetës malazeze “CdM”, Ljubomir Filipoviq, thotë se një gjë e tillë është tregues i qartë se Krivokapiç po luan me strategjinë “all-in”, dhe se me angazhimin e Leçiq në fushatë, ai po përdor paratë e shtetit për interesa partiake.

- Advertisement -

“Për këtë arsye, operacione speciale tani po nisin në internet dhe në terren. Caku është që të krijohen tensione dhe presione ndaj entiteteve pro-serbe duke e vënë theksin në politika indentitare. Andaj edhe roli i Vesna Bratiç. Problemi është se këta ekstremistë më nuk i besojnë kryeministrit të Demokratëve, sepse i ka tradhtuar shpresat e tyre”, thotë Filipoviç.

“Është e qartë se ekipi nacionalist i opozitës nga Serbia, të udhëhequr nga Mladjan Gjorgjeviç, po grumbullohen rreth kryeministrit”, shprehet ai.

Filipoviq konsideron se nëse Krivokapiq bie nga pushteti edhe ata humbasin.“Prandaj edhe ditëve në vijim mund të presim gjithçka”, shprehet analisti i CdM.

- Advertisement -

“Njëra pjesë e tyre po e nxisin Krivokapiqin, tjetra Frontin Demokratik”.

Sipas shkrimeve të mëparshme të mediave serbe, Predrag Leçiç ka qenë përgjegjës për materialet propagandistike në Rezistencën nën kujdesin e shërbimeve sekrete perëndimore. /Albanianpost.com

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit