11.4 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Kina ndez ‘diellin artificial’ që është pesë herë më i nxehtë se ai i vërtetë

Rekomandime

Një reaktor i shkrirjes bërthamore në Kinë ka vendosur një rekord të ri për temperaturat e larta të qëndrueshme pasi ka qenë pesë herë më i nxehtë se dielli për më shumë se 17 minuta, sipas mediave shtetërore.

Tokamak Superpërcjellës i Avancuar Eksperimental (EAST), i njohur si një “diell artificial”, arriti temperaturat prej 70,000,000 C gjatë eksperimenteve, raportoi Agjencia e Lajmeve Xinhua.

- Advertisement -

Qëllimi përfundimtar i zhvillimit të pajisjes së diellit artificial është të japë energji të pastër pothuajse të pakufishme duke imituar reaksionet natyrore që ndodhin brenda yjeve, përcjellë abc news.

“Operacioni i fundit hedh një bazë solide shkencore dhe eksperimentale drejt funksionimit të një reaktori të shkrirjes,” tha Gong Xianzu, një studiues në Institutin e Fizikës së Plazmës të Akademisë Kineze të Shkencave, i cili udhëhoqi eksperimentin e fundit.

Projekti EAST, i cili tashmë i ka kushtuar Kinës më shumë se 700 miliardë paund, do të vazhdojë eksperimentin deri në qershor.

- Advertisement -

Fusioni bërthamor është shpallur si “grali i shenjtë” i prodhimit të energjisë së pastër, megjithatë mbetet shumë larg realizimit jashtë laboratorit, pavarësisht dekadave të kërkimit në teknologji.

Duke përsëritur fizikën e diellit aktual, reaktorët e shkrirjes bërthamore bashkojnë bërthamat atomike në mënyrë që të gjenerojnë sasi masive të energjisë që mund të shndërrohen në energji elektrike.

- Advertisement -

Procesi nuk kërkon lëndë djegëse fosile dhe nuk lë pas mbetje të rrezikshme, ndryshe nga procesi i ndarjes bërthamore që fuqizon prodhimin komercial të energjisë bërthamore. Fizikanët pohojnë gjithashtu se ka shumë më pak rrezik për një fatkeqësi mjedisore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit