7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Vdes ish-ushtari i UÇK’së dhe biznesmeni i njohur, Osman Seferaj

Rekomandime

Ka humbur jetën aksidentalisht ish ushtari i UÇK’së, Osman Seferaj nga fshat Gjinoc i Suharekës.

- Advertisement -

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur bashkëluftëtari Sami Hajdaraj, Kryetar i NISMA’s në Suharekë.

“I trishtë lajmi për ikjen tënde nga kjo botë, bashkëluftëtar yni Osman Seferaj. Do të kujtojmë gjithmonë. Ngushëllime familjes, miqëve dhe bashkëluftëtarëve. Lavdi jetës dhe veprës tënde Osman! Prehu në paqe!”, ka shkruar Hajdaraj.

Seferaj ka qenë pronar i njëri prej fabrikës më të madhe të betonit dhe kubëzave në rajonin e Prizrenit.

- Advertisement -

Metro ka mësuar se ndjeri ka rënë nga një lartësi e lartë në vendin ku është e vendosur fabrika e tij.

I ndjeri ka qenë 45 vjeçar dhe ka lënë mbrapa gruan e fëmijët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit