-0.1 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Kush është kryespiuni i ri i Kosovës? Ja lidhjet e tij me Thaçin

Rekomandime

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe presidenti i Kosovës kanë emëruar në pozitën e kreut të AKI-së, Kreshnik Gashin, derisa, Burim Ramadanin në postin e Inspektorit të Përgjithshëm në AKI.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes Facebook, Haradinaj që ka shkruar se profilet e të të emëruara janë figura me integritet dhe ekspertë për siguri, garantojnë profesionalizmin dhe kredibilitetin e AKI-së.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore dhe në bashkërëndim me Presidentin, sot kam emëruar, Kreshnik Gashi, në postin e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ndërsa Burim Ramadanin në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së. Profilet e të emëruarve, si figura publike me integritet dhe ekspertë për siguri, garantojnë profesionalizmin dhe kredibilitetin e AKI-së”, ka shkruar Haradinaj.

- Advertisement -

Lajmin për emërimin e Gashit dhe Ramadanit e kanë bërë të ditur edhe nga zyra e presidentit të Kosovës.


“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, kanë emëruar për Drejtor të ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Kreshnik Gashin, si dhe për Inspektor të Përgjithshëm të AKI-së, Burim Ramadanin. Ky vendim është marrë bazuar në nenin 84, paragrafin 21, bazuar në nenin 94, paragrafin 8, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim të presidencës.


Por kush janë Gashi dhe Ramadani?

- Advertisement -

I emruari në pozitën e drejtorit të AKI-së, Kreshnik Gashi, deri tani ka mbajtur postin e kryetarit të Bordit të Autoritetit Rregullativ të komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Gashi ka qenë sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme në kohën kur në krye të kësaj ministrie ka qenë Hashim Thaçi, atëherë kryetar i PDK-së.

- Advertisement -

Ndërkaq në pozitën e inspektorit në këtë dikaster, Haradinaj ka emëruar një nga vartësit e partisë së tij.

Burim Ramadani ka marrë postin e inspektorit të Përgjithshëm.

I njëjti është anëtarë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ai po ashtu mban pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Mbrojtjes. Gjithashtu Ramadani ishte kandidat për deputetë nga radhët e AAK-së në zgjedhjet e 6 tetorit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit