Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, e ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Komunës së Kamenicës, pas hyrjes së disa pjesëtarëve të ushtrisë serbe në fshatin Karaçevë.
Sipas Haxhiut, Qendron Kastrati jo që nuk po i mbështet banorët e brezit kufitar, por ua mbylli edhe shkollat me çka i detyrojë të shpërngulen nga ajo pjesë, e në anën tjetër lejoi hapjen e kazinove në territorin e komunës se tij.
“Po ashtu, drejtori i policisë kufitare nëse nuk jep dorëhqje, duhet të shkarkohet brenda 24 orëve”.
“Njerëz në këto pozita kanë përgjegjësi për kufijtë e komunës e tërë Kosovës, në të kundërtën duhet t’i lëshojnë ato pozita për ata që kanë dije e guxim”.
“Në raste të tilla tregohet patriotizmi, trimëria dhe gatishmëria për t’a mbrojtur vendin në çdo cep, e jo në fb e konferenca shtypi”.
Komuna e Dardanës/Kamenicës mbylli shkollat në brezin kufitar, për pasojë e kemi shpërnguljen e popullatës dhe ja…
Gepostet von Bekim Haxhiu am Samstag, 8. August 2020