4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Haradinaj i kërkon Kryeministrit Hoti të jetë serioz në Washington

Rekomandime

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se mirëpret ftesën për takim në Shtëpinë e Bardhë mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, që pritet të zhvillohet më 2 shtator.

- Advertisement -

Haradinaj ka thënë se takimi i këtij niveli është i një rëndësie të madhe, gjersa i ka bërë thirrjet kryeministrit Hoti që të ketë qasje serioze në menaxhim dhe në format të temave dhe takimit, shkruan Kosova ime.

“E mirëpres ftesën e të Deleguarit Special të Presidentit Trump për takim në Washington me 2 shtator mes Kosovës dhe Serbisë. Takimi i këtij niveli është mëse i mirëpritur dhe i bëj thirrje Kryeministrit Hoti që këtë herë të ketë qasje serioze në menaxhim dhe në format të temave dhe takimit duke e ruajtur momentumin e lidershipit amerikan”, ka shkruar Haradinaj.

Ai, ndër të tjera ka thënë se SHBA-të janë e vetmja garancë në arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë e vetmja garancë në arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, për njohje reciproke në kufijtë ekzistues duke ruajtur karakterin unitar të shtetit”, shkruan Haradinaj.

Kreu i i AAK-së, Ramush Haradinaj, që nga rifillimi i dialogut në vazhdimësi ka kritikuar kryeministrin Hoti për qasjen e tij në këtë proces.

- Advertisement -

Ai ka thënë se është kundër që Kosova të vazhdojë pa kornizë kohore dhe paqartësi në dialog.

Ndryshe, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell deklaroi sot se udhëheqësit e dy vendeve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 2 shtator.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit