4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Gjenerali tregon sa ushtarë të rinj po pranon Ushtria e Kosovës

Rekomandime

 

- Advertisement -

Komandantit i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral Rrahman Rama, ka thënë se ushtarë të komunitetit serbë, po vazhdojnë të jenë pjesë e këtij institucioni, pavarësisht presioneve që po kanë nga Serbia.

Rama në një intervistë për Ekonomia Online, ka bërë të ditur se që 6 muaj nuk ka marrë ndonjë kërkesë nga pjesëtarë të FSK-së, që janë të komunitetit serb për lirim nga detyra.

Ai ka treguar se presioni ndaj tyre është i madh, madje thotë, se tash ka filluar edhe një fushatë në rrjetet sociale, kundër atyre që janë në FSK dhe familjarëve të tyre.

- Advertisement -

“Ne kemi pasur një numër të konsiderueshëm të qytetarëve serb që kanë qenë pjesë e FSK-së, të cilët kanë qenë shumë mirë të integruar dhe nuk kemi pasur asnjë problem. Problemi ka ardhur nga diku jashtë, nga ana e Serbisë do të thotë, ku u është bërë presion atyre personalisht dhe familjarëve të tyre , dhe janë detyruar të bëjnë kërkesë për demobilizim.

“Por, kemi edhe një numër të konsiderueshëm brenda institucionit, që pavarësisht presionit që e kanë pasur i kanë mbijetuar dhe janë në shërbim, kemi edhe në nivel të oficerëve dhe nënoficerëve”.

- Advertisement -

“Presionet sistematike të ta vazhdojnë të familjarët e tyre, presioni përmes medieve sociale, prezantimi i tyre si tradhtar dhe publikimi i fotografive të familjarëve të tyre”.

“Që 6 muaj nuk kemi pasur kërkesë për demobilizim dhe nuk ka ndonjë vendim për lirim sepse janë duke kryer me përgjegjësi detyrat dhe obligimet që kanë”, është shprehur Rama.

E ai shpreson që pjesëtarë të komunitetit serbë në FSK, të shtohen ende.

Rama ka ftuar ata dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, që dëshirojnë të jenë pjesë e Ushtrisë së Kosovës, të aplikojnë në konkursin e ri që është hapur për rekrutim të pjesëtarëve të rinj, ku do të pranohen 400 persona.

“Gjithë ata që i plotësojnë kriteret dhe dëshirojnë të jenë në shërbim të vendit dyert janë të hapura, pa dallime, dhe jam i sigurt se do të kemi aplikues edhe nga komunitetit serb, e më pastaj fillon procesi i seleksionimit”, ka thënë Rama.

Më 14 dhjetor të vitit 2018 Kuvendi i Kosovës kishte miratuar projektligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

E sipas Ramës, procesi i transformimit po ecë sipas planit të paraparë. “Deri më tani ka shkuara mirë dhe kemi tejkaluar ato pritjet tona, ose kemi realizuar planin tonë afatgjatë që e kemi. “Viti i parë kryesisht ka qenë ndryshime administrative. I kemi kushtuar rëndësi edhe zhvillimit të edukimit në kuptimin profesional dhe pajisjeve të reja, mund të them që këtë vitin e parë i kemi tejkaluar ato pritjet tona”, ka thënë Rama.

Me rishikim të buxhetit, për vitin e ardhshëm FSK-së, i është zvogëluar buxheti. Por sipas Ramës, kjo nuk do të ndikojë në planet zhvillimore të ushtrisë, pasi ndryshimet në buxhet kanë qenë kryesisht në mallra dhe shërbime dhe disa projekte infrastrukturore që do të barten për vitet e ardhshme.

“Kemi pas disa shkurtime në disa projekte, si mallra dhe shërbime, të cilat janë të rëndësishme , por kemi gjetur metodën që projektet të barten edhe vitin tjetër, gjithmonë duke marrë parasysh premtimin e kryeministrit dhe ministrit të Financave, qe të ardhmen ta kemi një përkrahje shtesë buxhetore, kryesisht janë mallra shërbime dhe disa projekte të infrastrukturës, por që nuk kanë të bëjnë me zhvillimin e kapaciteteve “, është shprehur ai.

Sipas Gjeneral Ramës, një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike që po kalon vendi, pas situatës së krijuar nga pandemia. Ai ka thënë se edhe shumë shtete tjera kanë reduktuar buxhetin për ushtrinë e tyre, për shkak të krizës ekonomike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit