22.2 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Njëri ra në radar e tjetri tejkaloi në vijë të plotë, gjobitën pa mëshirë dy shoferë në Ferizaj

Rekomandime

Policët e Komunikacionit Rrugor të Ferizajt i kanë ndaluar 2 shoferë në lokacione të ndryshme, të cilët me vetura, njëri shkaktoi kundërvajtje në komunikacion tejkalim në vijë të plotë dhe tjetri tejkaloi shpejtësinë.

Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit që tejkaloi në vijë të plotë i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj heqje e patent shoferit, ndërsa tjetrit shofer që tejkaloi shpejtësinë, në zonën e kufizimit 50 km/h shpejtoi 107 km/h i shqiptuan një gjobë 300 euro , 3 pikë negative dhe 6 muaj heqje e patent shoferit.

- Advertisement -

Sipas njoftimit të Policisë, ata në tërësi i pranuan kundërvatjet e shkaktuara.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor, ngaqë veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në komunikatën e PK-së.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit