23.6 C
Pristina
Friday, April 12, 2024

Agim Veliu i lyp “mejdan” në televizion Lumir Abdixhikut

Rekomandime

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, po kërkon debat publik me kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku.

Këtë debat Veliu po e kërkon për zhvillimet e fundit brenda degës së LDK-së në Podujevë, ku u zgjodh kryetar i degës, Ekrem Hyseni. Veliu ka hedhur kritika të mëdha ndaj Abdixhikut dhe Hysenit, teksa këtë të fundit e quan “gjynah”.

- Advertisement -

I pyetur se a është në gjendje të përballet në debat me kryetarin aktual të LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, Veliu u përgjigj pozitivisht, mirëpo u shpreh se më shumë do të donte që publikisht të përballej me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Unë do të doja që të përballem në debat me Lumir Abdixhikun të kem debat lidhur me zhvillimet në LDK. Edhe me Ekrem Hysenin, ama ky (Ekrem Hyseni v.j.) është për gjynah, sepse është kukull i Lumir Abdixhikut. Kështu që me z.Abdixhiku po dua debat”, tha Veliu.

Veliu ka kërkuar durim nga anëtarët dhe simpatizantët e tij në Podujevë, pasi që siç tha ai; ditë të mira do të vijnë sërish për LDK-në.

- Advertisement -

Anëtarëve dhe mbështetësve ju them që të kenë durim sepse ditë të mira do të vijnë për LDK-në sërish”, tha ndër të tjera Agim Veliu në Tv Llapi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit