19.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Varianti i ri i Covid-19, gati dy herë më infektues sesa Omicron

Rekomandime

Varianti i ri i Covid-19, i quajtur BA.2, është 1,5 herë më infektues sesa Omicron.

Në këtë përfundim kanë dalë shkencëtarët danezë, të cilët thonë se në vendin e tyre tashmë varianti i ri është më dominant.

- Advertisement -

“Kemi të dhëna se është më i transmetueshëm, sidomos tek të pavaksinuarit, por infekton edhe personat me të treja dozat”, tha Tyra Grove Krause, një nga krerët e autoritetit shëndetësor danez.

Pavarësisht kësaj, Danimarka nuk e konsideron kërcënues variantin e ri dhe këtë javë njoftoi se do të heqë çdo masë shtrënguese kundër pandemisë.

Mund të duket e çuditshme dhe paradoksale që ne eliminojmë kufizimet me nivelet aktuale të infektimit, por duhet të shohim më shumë shifrat, një nga më të rëndësishmet është ajo e pacientëve të sëmurë rëndë dhe ajo kurbë është thyer” tha në një konferencë për shtyp kryeministrja daneze Mette Frederiksen.

- Advertisement -

Ndërkohë, mjeku Ilir Alimehmeti, tha për A2 CNN se nëse ky variant i ri nuk hyn në Shqipëri, kurba e infektimeve do të nisë të ulet.

- Advertisement -

“Në janar nuk patëm vetëm variantin Omicron, por edhe Deltën. I duhet koha e tij të spostojë Deltën me të paktën 4 javë. 4 javë kaluan dhe tani kemi 95% Omicron. Nëse nuk hyn varianti BA.2, kurba do të nisë të ulet”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit