Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 145 raste të reja me koronavirus në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përmes një njoftimi në Facebook.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 451 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 145 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftim.