10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kryeministri Hoti shërohet nga Covid-19

Rekomandime

Shefi i Qeverisë, Avdullah Hoti, është shëruar nga COVID-19. Ai do të shkojë nesër në zyrën e tij në Kryeministri. Këshilltari i Kryeministrit Hoti, Xhavit Beqiri ka thënë se më vonë do të japin edhe detaje tjera. Sot, Kryeministri i ka bërë dy javë prej se është diagnostikuar me koronavirus.

Kryeministri Avdullah Hoti gjendet në izolim tash e dy javë, meqenëse ka rezultuar pozitiv për COVID-19.

- Advertisement -

Për gjendjen shëndetësore të Hotit, ka dhënë detaje këshilltari i tij për media, Xhavit Beqiri.

Sipas Beqirit, gjendja e Hotit është e mirë dhe se pritet që nga nesër të dal në zyre.

“Gjendja e kryeministrit është e mirë. Nesër pritet me dal në zyrë, por që do të iu njoftojmë për detaje”, ka thënë Beqiri për Express.

- Advertisement -

Hoti kishte njoftuar se ishte infektuar me koronavirus më 2 gusht. Ai kishte bërë me dije se përveç kollës, nuk ka simptoma të tjera dhe se do të jetë në izolim për dy javë.

“Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia”, kishte shkruar Hoti.

- Advertisement -

Ndryshe, numri i kosovarëve që janë infektuar që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në mbi 11 mijë.

Nga kjo shifër, betejën më këtë sëmundje e kanë fituar rreth shtatë mijë pacientë, derisa janë regjistruar 390 raste të vdekjeve, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Aktualisht në gjithë vendin janë 3 mijë e 924 raste aktive me COVID-19.

“Numri total i rasteve pozitive është 11.275 raste nga 43.544 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 390 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 144 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.961 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.924”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHP’së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit