2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Qëndrimi i Kryeministrit: Rruga Deçan – Plavë e prekë Zonën e Mbrojtur të Manastirit të Deçanit

Rekomandime

Në komunikatën e djeshme të Kryeministrisë, ku tregohej se Avdullah Hoti kërkon pezullimin e punimeve të rrugës Deçan – Plavë, thuhej se ajo prek një zonë të Manastirit të Deçanit.

“Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar që të pezullohen punimet në rrugën R108, e cila, në një pjesë të saj, e prek zonën e veçantë të mbrojtur të Manastirit të Deçanit”, është thënë në kumtesën e Zyrës së Hotit, të publikuar të dielën.

- Advertisement -

“Kryeministri Hoti e vlerëson rëndësinë jetike që ka kjo rrugë për qytetarët e kësaj ane dhe përtej saj, megjithatë duhet respektuar legjislacioni në fuqi i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, si dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, thuhej tutje aty.

Kryetari i Decanit, Bashkim Ramosaj, i ka reaguar kryeministrit Hoti, duke i kërkuar të gjejë zgjidhje, pasi i ndali punimet.

Kryeministri Hoti, sipas njoftimit të zyrës së tij, po shqyrton mundësitë ligjore për ta kompletuar atë rrugë.

- Advertisement -

Duke e ditur ndikimin e drejtpërdrejtë të kësaj rruge në ekonominë dhe në cilësinë e jetës së banorëve të Komunës së Deçanit, kryeministri Hoti e mbështet shqyrtimin e të gjitha mundësive ligjore dhe praktike në terren për ta kompletuar këtë rrugë që e lidh Republikën e Kosovës me Republikën e Malit të Zi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit