Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti edhe njëherë ka reaguar për rrugën Deçan- Plavë, raporton Gazeta Blic.Ai ka shkruar se me zhurmë nuk zgjidhet asnjë problem.“Zhurma nuk është zgjidhje për shqetësimet e qytetarëve tanë, por puna, angazhimi dhe respektimi i normave ligjore dhe kushtetuese”, ka shkruar ai.
Reagimi i plotë:
Pa u ndikuar nga zhurmat nëpër studio televizive, ne do ta ndërtojmë rrugën Deçan-Plavë në bashkëpunim të ngushtë me Deçanin dhe të gjitha institucionet e tjera kompetente, duke respektuar ligjet e shtetit të Kosovës.Zhurma nuk është zgjidhje për shqetësimet e qytetarëve tanë, por puna, angazhimi dhe respektimi i normave ligjore dhe kushtetuese.