2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Hoti: Vjosa Osmanit i duhen dy-tri ditë që ta shohë gabimin, e VV’ja historikisht ka qenë gabim

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se marrëveshja e nënshkruar dje në Uashington në mes të Kosovës dhe Serbisë është tejet e rëndësishme, duke shtuar se qëllimi final i tyre mbetet marrëveshja përfundimtare e cila parash njohjen reciproke pa prekur integritetin territorial.

- Advertisement -

Hoti, në televizionin publik ka thënë se kjo marrëveshje është historike dhe synohet marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Madje ka thënë se edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani pas dy a tri dite do të kuptojë që në këtë aspekt i ka gabim vlerësimet.

“Nuk gjeta as harta as thika, as nuk është shtruar si temë. E vërteta është që ShBA-të jo që nuk kanë harta e thika por angazhohen për ndihmuar Kosovën në arenën ndërkombëtare. Historikisht Vetëvendosja ka qenë gabim, nëse kthehemi dhe i shikojmë në momente të tilla, edhe Vjosa Osmani është gabim dhe i duhen dy tri ditë derisa ta sheh që është gabim”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit