8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Netanyahu: Përshëndes marrëveshjen me Kosovën, shtetin e parë mysliman që do të hapë ambasadë në Jerusalem

Rekomandime

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, përmes një mesazhi në Twitter, ka thënë se mirëpret marrëveshjen me Kosovën, si shteti i parë mysliman që hap një ambasadë në Jerusalem.

- Advertisement -

Kryeministri Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se e mirëpret marrëveshjen me Kosovën për të qenë shteti i parë mysliman që hap një ambasadë në Jerusalem, por duke mos përmendur asgjë më shumë rreth njohjes së pavarësisë apo notën verbale përmes të cilës një shtet pranon shtetin tjetër si të pavarur.

Ai gjithashtu ka thënë se Serbia do të jetë shteti i parë që hap një ambasadë në Jeruzalem, pas përparimit historik me Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Unë e mirëpres marrëveshjen me Kosovën për të qenë shteti i parë mysliman që hap një ambasadë në Jeruzalem. Serbia do të jetë vendi i parë që hap një ambasadë në Jerusalem – pas përparimit historik me Emiratet e Bashkuara Arabe.”, ka thënë Benjamin Netanyahu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit