2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

“Kosovarët janë njerëz që luftuan fuqishëm”: Çfarë tha të premtën Trump për popullin e Kosovës?

Rekomandime

Gjatë ditës së premte në SHBA është nënshkruar një marrëveshje ekonomike mes Kosovës e Serbisë. Ndërmjetësues ka qenë vet presidenti Donald Trump, i cili fillimisht mbajti takime të ndara me kryeministrin Avdullah Hoti e presidentin Aleksandar Vucic.

Trump zhvilloi një takim të ndarë me kryeministrin Avdullah Hoti, ku zhvilluan një bisedë telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

- Advertisement -

Në fillim të bisedës telefonike, presidenti amerikan i cilëson kosovarët si popull i fuqishëm, që luftuan shumë.

“Kosovarët luftuan për vite radhazi, ky popull lufton fuqishëm. Jam me presidentin Hoti, ai është një njeri shumë i mirë.”, dëgjohet Trump duke thënë.

- Advertisement -

Në këtë takim, Trump e siguroi Hotin se Izraeli do ta njeh pavarësinë e Kosovës si pjesë e marrëveshjes që do të nënshkruhej, e ku morën pjesë edhe shumë zyrtarë të tjerë amerikanë.

Në mesin e tyre, ishte edhe emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, vetëm se ky nuk u pa edhe në takimin e Trumpit me presidentin Aleksandar Vucic, përcjell Gazeta Metro.

- Advertisement -

Ndryshe, Kosova dhe Serbia nën ndërmjetësimin e presidentit amerikan Donald Trump kanë nënshkruar një marrëveshje ekonomike e cila u tha se do t’i përmirësojë marrëdhëniet mes dy shteteve.

Trump i ka siguruar Kosovës njohjen nga Izraeli, e cila njëherit është edhe pika e fundit e marrëveshjes së nënshkruar më 4 shtator.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit