Ditën e sotme u zbulua se Adelina Berisha është në lidhje dashurie, shkruan Kosova ime.
Shenjat u dhanë nga vet këngëtarja e cila në llogarinë e saj në Instagram kishte vendosur shkronjën “D”.
E, shumë shpejt u zbulua se djali fatlum quhet Denis Tolaj, i cili poashtu mbante në profil inicialen e emrit të këngëtares, “A”.
Por, nuk ka vonuar shume dhe reagimi i Adelinës ka qenë i menjëhershëm, ku në profilin e saj nuk figuron më shkronja “D”, e po njësoj ka vepruar edhe djali në fjalë.