12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Skender Hyseni reagon pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij

Rekomandime

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe ish-Koordinatori Shtetëror për Dialog në Zyrën e Kryeministrit, Skender Hyseni ka thënë se është në dijeni se ndaj tij është ushtruar një aktakuzë për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë”, por e cilëson të paqëndrueshme dhe thotë se është i pafajshëm.

Hyseni tha se kjo aktakuzë është një lëshim teknik e asgjë më tepër.

- Advertisement -

“Po jam në dijeni dhe është e paqëndrueshme. Po është një lëshim teknik dhe asgjë më tepër. Vetura ka qenë duke u përdorur nga djali im dhe ka qenë thjesht lëshim teknik, janë bërë shpjegimet e duhura”, tha Hyseni për Betimin për Drejtësi.

I njëjti ka deklaruar se është në pritje të ftesës për seancë dhe shtoi se është i pafajshëm.

“Natyrisht, jam në pritje të ftesës për seancë. Jam tërësisht i pafajshëm”, ka deklaruar Hyseni.

- Advertisement -

Aktakuza e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, rezulton të jetë përpiluar më 10 dhjetor 2021.

Sipas aktakuzës së ushtruar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë rezulton se më 14 gusht 2020 në Prishtinë, Skender Hyseni po akuzohet se në cilësi të zyrtarit të lartë publik – Koordinator Shtetëror për Dialog në Zyrën e Kryeministrit, me dashje nuk ka paraqitur të dhënat e kërkuara në formularin për deklarimin e pasurisë me rastin e marrjes së detyrës Koordinator Shtetëror për Dialog në Zyrën e Kryeministrit, të dorëzuar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ashtu që nuk e ka deklaruar veturën e tipit “Volkswagen”, viti i prodhimit 2013, në vlerë 13 mijë e 300 euro, në pronësi të bashkëshortes së tij.

- Advertisement -

Me këto veprime, prokuroria e ngarkon të akuzuarin Skender Hyseni se ka kryer veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, nga neni 430 paragrafi 2 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit