8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ish-kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri – Arroganca e Kurtit pas zgjedhjeve parlamentare e fundosi në zgjedhje lokale

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet nacionale arriti të dalë partia e parë në vend, kështu duke fituar shumicën parlamentare.

Por pas tetë muajve, përkrahja për këtë parti ka ndryshuar shumë.

- Advertisement -

Në zgjedhjet lokale, Vetëvendosja ka arritur të fitoj vetëm në katër komuna.

Ish-kryetari i kësaj partie, Visar Ymeri, tha se Vetëvendosja ka pësuar debakël në zgjedhjet komunale.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! ka pësuar debakël në këto zgjedhje pavarësisht se prej cilit prizëm e orienton analizën. Veçanërisht debakël janë humbjet në Prishtinë e Prizren, këto dy komuna të mëdha në të cilat VV kishte fituar edhe më parë”, tha Ymeri.

- Advertisement -

Ymeri tha se janë disa arsye se pse Lëvizja Vetëvendosje pësoj debakël në zgjedhjet lokale.

Si arsye kryesore, ai tha se është sjellja arrogante dhe shpërfillëse e Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit pas zgjedhjeve të përgjithshme.

- Advertisement -

“Faktorët janë të shumtë. Por më së shumti këtë humbja ia kanë shkaktuar sjellja e VV-së në nivel qendror pas zgjedhjeve të përgjithshme, sjellje kjo arrogante dhe shpërfillëse. Në njërën anë qeverisja qendrore e VV-së gjatë këtyre muajve nuk dallon cilësisht nga qeveritë e mëparshme. E në anën tjetër sjellja e VV-së e veçanërisht kryeministrit Kurti karshi zgjedhjeve lokale ka qenë e papranueshme për qytetarët. Kjo reflektohet në rezultat”, tha Ymeri.

Ai tha se kjo parti ka synuar që t’i fitoj zgjedhjet me nivelin qendror, me tentim polarizim e ndarje të skenës në “ne” dhe “ata”.

“Kandidatët nuk i kanë pasur të pranueshëm, fushatën nuk e kanë bazuar në program dhe zgjedhjet kanë synuar t’i fitojnë me nivelin qendror dhe me tentim polarizim e ndarje të skenës në NE dhe ATA. Kjo gjë ka pasur sukses njëherë më 14 shkurt. Nuk ka sukses më”, tha ai.

Vetëvendosja në zgjedhjet lokali arriti të fitojë në Gjilan, Podujevë, Kamenicë dhe në Shtime.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit