2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Hoti për reagimin e Thaçit: Është humbje kohe të merrem me deklarime të pabaza e të paqena

Rekomandime

Kryeministri Avdullah Hoti nuk ka dashur të komentojë deklaratat e djeshme të Presidentit që po e quan të rrezikshëm takimin e paralajmëruar te kryeministrit Hoti në Bruksel.

Sipas Hotit “është humbje kohe të merret me deklarime të tilla”.

- Advertisement -

Isha mjaftë i qartë që nga fillimi, edhe e kam thënë të vërtetën e plotë për procesin, deklarimet që i bëjnë zyrtarët e ndryshëm janë çështje e tyre, nuk du te merrem më deklarime të tilla, mendoj që është humbje kohe të merrem me deklarime të pabaza dhe të paqena”, tha ai në një diskutim të organizuar nga KDI për dialogun Kosovë-Serbi.

Hoti zha se “nesër në Bruksel nuk diskutohet për Asociacionin dhe nesër nuk është ditë e rrezikshme për Kosovën”.

Hoti ka folur edhe për raportet mes partnerëve të koalicionit.

- Advertisement -

Dallime brenda koalicionit kemi për elemente të caktuara, por jo për qasjen ndaj dialogut. Ka pasur një brengë të mos rrëshqasim në dialog teknik”, tha ai.

Dje, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se Asociacioni i komunave është kthim prapa për Kosovën dhe agjendë e Serbisë.

- Advertisement -

Qoftë për asociacion, qoftë për komuna apo çështje tjera janë që janë diskutuar dy tri herë, për mua është kthim prapa për Kosovën.

Është agjendë e Serbisë që procesin e drejton drejtë një degjenerimi të plotë dhe tendencës të dobësimit të Kosovës”, tha Thaçi në një konferencë për media.

Ai tha se Parlamenti i Kosovës duhet të jetë shumë i vëmendshëm në lidhje me këtë çështje dhe se “nuk ka askush të drejtë të ulet të diskutojë, as të negociojë, e le më të pretendoj për të arritur një marrëveshje të re për Asociacionin”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit