9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Grenell akuzohet se gënjeu për kancerin, përgjigjet me foto gjatë kohës sa vuante nga sëmundja

Rekomandime

Richard Grenell, ambasador i SHBA-ve në Gjermani dhe emisar special për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, është i mbijetuar nga kanceri.

- Advertisement -

Mirëpo, sot një person ia kontestoi këtë. Me anë të një postimi në Tëitter, ai kërkoi nga Grenell që ta provojë që i ka mbijetuar kancerit.

E përgjigja e Grenell ishte shumë e ashpër. Ai postoi dy fotografi si kundërpërgjigje.

“Me të vërtetë? Ti e urren aq shum Trumpin sa që mendon se kam trilluar se kam pasur sëmundjen më të keqe në jetën time. Ti je i sëmurë. A është kjo provë e mjaftueshme?”, ka shkruar ai duke i bashkëngjitur edhe dy fotografi.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit