13.7 C
Pristina
Monday, April 15, 2024

Vdes ambasadori i Serbisë në Rusi

Rekomandime

Ministria e Jashtme e Serbisë i ka thënë agjencisë FoNet të mërkurën se ambasadori i Serbisë në Rusi, Miroslav Lazanski, ka vdekur.

- Advertisement -

Lazanski ishte gazetar dhe komentator para se të hynte në politikë në zgjedhjet e vitit 2016, kur ishte zgjedhur deputet i Partisë Progresiste Serbe në pushtet. Ai u emëruar ambasador në Moskë në korrik të vitit 2019.

Ai ishte i njohur për rrëfimet rreth çështjeve ushtarake. Lazanski ishte lindur në Kroaci dhe babai i tij ishte oficer i Ushtrisë Kombëtare Jugosllave dhe ka jetuar në Zagreb për një pjesë të madhe të jetës.

Lazanski ishte vendosur në Beograd më 1991, kur ishte shpërbërë Jugosllavia, për të shkruar për të përditshmen pro-qeveritare, “Politika”, dhe për t’u bërë më vonë i afërt me autoritetet në vitet e nëntëdhjeta.

- Advertisement -

Gjatë karrierës si gazetar, ai i ka mbuluar disa konfIikte në botë, përfshirë ato në Afganistan, Bejrut, Çeçeni, Liban, Iuftën mes Iranit e Irakut dhe Iuftërat në ish-Jugosllavi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit