14.8 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Deputeti i VV: Nuk është nepotizëm pse dikush është djali i hallës së një politikani

Rekomandime

Deputeti i VV, Ardian Gola, ka thënë se punësimet e emërimet nën Qeverinë Kurti II kanë për esencë profesionalizmin për dallim nga qeverisjet e kaluar të cilat për bazë kishin, sipas tij, lidhjet nepotike e patronazhin politikë.

- Advertisement -

Në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës, Gola ka thënë se nuk është familjarizëm pse dikush është i afërt i ndonjë politikani.

“Duhet me e mendu pak më hollësisht këtë çështjen e nepotizmit, të kornizmit dhe të familjarizmit. Nuk është familjarizëm vetëm pse aty dikush ka qëllu me qenë djali i hallës ose kushdoqoftë i dikujt prej politikanëve ose njerëzve të fuqishëm në pushtet. Nepotizmi është vetëdije dhe këtu është problemi”, ka thënë Gola.

Tutje deputeti i partisë në pushtet ka tentuar që nëpërmjet ‘shpjegimeve filozofike’ të arsyetojë emërimet e punësimet e të afërmëve të LVV e të Listës Guxo.

- Advertisement -

“A e di ku dallon nepotizmi si vetëdije prej një koicidence të një lidhje familjare mes dy personave. Saktësisht në metodë. Në vetëdijen nepotiste, nëse qëllon me qenë profesionist, kjo është koicidencë, ndërsa në vetëdijen dhe metodën meritokratike, nëse qëllon me qenë lidhje familjare, është koicidencë. Profesionalizmi është koicidencë tek familjarizmi, ndërsa profesionalizmi është esencë tek vetëdija meritokratike”, tha Gola në seancën e Kuvendit.

Tutje Gola ka thënë se diskursi opozitar po dëshiron të relativizojë të arritura e Qeverisë Kurti II në 100 ditëshin e parë.

- Advertisement -

Në seancë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, është përplasur me deputetët e opozitës rreth punësimeve të familjarëve në sektorin publik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit